Sapo u lirua, i ‘forti’ i Shkodrës Lul Kulla pritet të prangoset sërish, theu kushtin e gjykatës

Sapo u lirua, i ‘forti’ i Shkodrës Lul Kulla pritet të prangoset sërish, theu kushtin e gjykatës

Lulzim Kulla dhe vendi ku iu bë atentat në Shkodër

Lulzim Kulla (Ademi), i cili u lirua pak ditë më parë nga Gjykata e Gjirokastrës, ka shumë gjasa që në ditët në vijim të arrestohet sërisht me urdhër të prokurorisë Durrës, pasi “i forti” i Shkodrës, rezulton të ketë thyer dënimin me 3 vite burgim të konfertuar në shërbim prove për një periudhë prej 3.6 vite.

Brenda periudhës që Kulla duhet të qëndronte në shërbim prove në mënyrë që dënimi ti plotësohej, Kulla ka tentuar të ikë në Greqi, duke kërkuar të kalojë me pasaportë false nga pika doganore e Kakavijës. Sipas burimeve të prokurorisë Durrës, e cila ka kryer dhe arrestimin e parë në 2015, ku Kulla është dënuar për falsifikimin e një pasaporte, prokurorët janë në pritje të marjes së formës së prerë të dënimit me 1.6 vite burg që Kulla mori në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Sipas prokurorisë së Durrësit dënimi me kusht që i ka dhënë gjykata, do revokohet pasi siç ka rezultuar tashmë e provuar dhe me letra konkrete, Kulla ka tentuar të ikë në Greqi, duke thyer kushtin e vënë nga gjykata e Durrësit, për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës. I forti i Shkodrës, ka përdorur një pasaportë të falsifikuar me emrin Alfons Deda, pasaportë për të cilën është dënuar me 3 vite burg në 2015 nga gjykata e Durrësit. Mirëpo në atë kohë megjithë prokuroria kishte faktuar se kjo pasaportë ishte fallso, nuk kishte mundur ta sekuestronte fizikisht këtë pasaportë, për ta asgjësuar. Kjo pasi pasaporta është mbajtur e fshehur nga Lulzim Kulla.

Por pavarëisht kësaj, prokuroria e Durrësit në 2015 ka urdhëruar që pasaporta e falsifikuar me emrin Alfons Deda me numër nr. BD7258000 lëshuar në datë 20 shtator 2012 nga kompania ALEAT, të rregjistrohet si e falsifikuar në të gjitha pikat kufitare të vendit, në mënyrë që sapo të paraqitej një person me këtë dokument, ai të arrestohej dhe pasaporta të asgjësohej. Por prokuroria nuk do të mendonte që pas 3 viteve, i njëjti person që ishte dënuar për përdorimin e kësaj pasaporte fallso, të tentonte të kalonte kufirin me greqinë me këtë pasaportë. Sapo Lulzim Kulla është paraqitur në sportelet e kontrollit të pasaportave në Kakavijë, ka rezultuar se pasaporta që ai mbante me vete ishte e falsifikuar dhe menjëherë është bërë arrestimi i tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 02/12/2018 20:36

    Te marin nje brisk te madh dhe tia ruajn mir lulit ne pun te tij ka qen gjithmon

    Përgjigju
  • Aetan boriga: 02/12/2018 17:17

    Merruni me gjana tjera.jo me lulin qe ka ba ma shum mire njerezeve ai se bashkia dhe qeveria.luli asht burre jo legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë