E veshur sportive, 19-vjeçarja duket më elegante se kurrë dhe shumë larg Sarës së shëndetshme që ka qenë. "Fillova nga 120 kg, tani jam këtu", ka shkruar Sara brenda fotos. E dashura e moderatorit Ledion Liço i është nënshtruar një ndërhyrjeje 'bypass' në stomak, gjë që nuk e rekomandon për ata që vuajnë nga kilet e tepërta, por e ka cilësuar si vendimin më të mirë, që ka marrë në jetën e saj.
Fiziku i ri i Hoxhës ka frymëzuar shumë vajza të reja, që i kërkojnë vazhdimisht këshilla në rrjete sociale. Nuk duam as ta imagjinojmë si mbushet 'direct message' i Sarës nga vajza që duan të dobësohen si ajo.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)