Kanë qenë të shumta urimet që ata kanë marrë nga të afërm, miq dhe fansa.
Mes tyre më i veçanti vjen nga vajza e madhe e themeluesit të ndjerë të “Top Media”, Dritan Hoxha, Lori Hoxha, e cila publikoi sot në Instagram një foto me të motrën, teksa të dyja ndodhen në një jaht.
“Familja jonë po rritet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq për ju të dy! Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe unë e di se ju do jeni prindër shumë të mirë, për t’i mësuar atij gjithë gjërat e rëndësishme në jetë. Jam shumë krenare për ju. Teze Lori”, shkruan motra e Sarës dhe kunata e Ledionit.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)