Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon aksionin kundër tregtimit të peshkut jashtë kushteve higjieno-sanitare. Gjatë ditës së sotme, AKU ka bllokuar një sasi peshku në Sarandë, i cili tregohej nga një automjet.

Mësohet se janë sekuestruar 60 kg peshk, që i përkiste një peshkatari. Ky i fundit e shiste peshkun me automjetin e tij, ndërsa në momentin e ndëshkimit nga inspektorët e AKU ai ka kundërshtuar këta të fundit.

[gallery]24429[/gallery]

d.c./shqiptarja.com