SARANDE - A. Qurku 14-muajsh, është fëmija që u plagos mesditën e sotme në Sarandë, pasi mbi kokën e tij, ra një tullë nga lartësia e një objekti banimi. Ngjarja ka ndodhur në ish-agjencinë e udhëtarëve në qytetin e Sarandës.
E ëma e fëmijës 14 muajsh, ishte duke kaluar pranë një objekti ndërtimi 8 katërsh dhe fëmijën e vet, e kishte të pozicionuar në karrocë. Papritur nga kati i katërt, u rrëzua një lëndë inerte që më vonë u identifikua si tullë qeramike. Objekti i ngurtë, ka rënë direkt e në kokën e foshnjës i cili u mbyt nga gjaku. Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Sarandës ku iu nënshtrua një ekzaminimi total për identifikimin e plagës dhe më pas është trajtuar në kushte speciale.
Duke parë se situata ishte tepër kritike për jetën e tij, mjekët e Sarandës, gjykuan për një ndërhyrje më të specializuar. Prindërit e fëmijës, kanë marrë përsipër, trajtimin e 14 muajshit, në spitalin Haxhikostas në qytetin e Janinës.
Drejtori i spitalit të Sarandës Arben Vogli, shprehet për Shqiptarja.com dhe A1 Report!, se gjendja fizike e foshnjës ka qenë e qëndrueshme dhe kondicioni i tij fizik, nuk pësoi agravim të mëtejshëm. Megjithatë, për të marrë një ndërhyrje dhe një trajtim më të specializuar, fëmija u çua nga familjarët e vet, në Janinë.
Ndërkohë që Policia e Sarandës, ka vepruar menjëherë duke vënë në pranga, Anduel Pepën nga Elbasani, i cili është personi përgjegjës i plagosjes së fëmijës. Pepa kishte blerë një hyrje në objektin nga ra tulla dhe po punonte në momentin kur kalonte fëmija poshtë ballkonit të tij.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com