Sarandë, çelet ekspozita e
vetme me punime në dru

Sarandë, çelet ekspozita e <br />vetme me punime në dru
SARANDE - Arti aplikativ që shndërron drurin në objekte mahnitëse është një aktivitet i cili praktikohet prej vitesh nga 74 vjeçari sarandjot, Gjergji Rodha.

Prej ditësh punimet e tij po reklamohen pranë muzeut etnografik të Sarandës dhe kanë tërhequr kureshtjen e turistëve të shumtë, të cilët japin përshtypjet e tyre për punën e artistit.

Rodha thotë se zanatin e tij të hershëm e ka pasion, ndërsa objektet që ka reklamuar nuk janë në shitje, por thjesht për tu parë dhe më pas do t’i dhurohen qytetit si trashëgimi kulturore.

Në ekspozitën e vetme të këtij lloji në jug të vendit, reklamohen rreth 150 punime kryesisht në dru dhe të gjitha këto të punuara gjatë viteve të fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat