Sarandë, denoncojnë qytetarët:
Çipa po mbledh firma për kryeta

Sarandë, denoncojnë qytetarët:<br />Çipa po mbledh firma për kryeta
Kryetari aktual i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa po mbledh firma te qytetarët e qytetit bregdetar pro kandidaturës së tij për një mandat tjetër, duke i justifikuar këto nënshkrime në formularë, si firma që do të përdoren për këshillin e ri bashkiak që do të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Denoncimin e bënë dje disa qytetarë, të cilët u përballën dje me formularët që duhet të firmosnin, duke u thënë se me këto firma do të përcaktohej edhe përbërja e këshillit të ri bashkiak.

Njëri prej qytetarëve të Sarandës, Niko Qyrku, tha se kishte firmosur një shkresë të tillë dhe u shpreh i shqetësuar se mos ajo do të keqpërdorej nga kryetari aktual i bashkisë. “Sot në vendin ku unë punoj, erdhi një person që është i njohuri im dhe më dha që të firmos një formular për të cilin më deklaroi se do të përdoret për zgjedhjet për anëtarë për këshillin e ri bashkiak që do të dalë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Bashkë me mua firmosën edhe pesë kolegë të tjerë vetëm në vendin ku unë punoj. Por nga informacionet që kam unë, këto firma që janë mbledhur dje nëpër institucione shtetërore dhe private në qytetin e Sarandës do të përdoren si firma pro kandidatit për kryetar bashkie, Stefan Çipa. Nuk dua që firma ime të përdoret padrejtësisht për qëllime të tjera, p.sh. si firmë pro një kryetar bashkie”- u shpreh z.Qyrku.

Këto zhvillime në Sarandë ndodhin vetëm një ditë pasi burime jozyrtare thanë se kandidati zyrtar i PS-së për bashkinë e Sarandës do të jetë Floriana Koka, aktualisht drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Sarandës. Ndërkohë po dje Partia Socialiste dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” deklaruan se do të mbështesin Floriana Kokën, si kandidate për zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë e Sarandës. Për të arritur tek emri i Floriana Kokës, që u publikua dy ditë më parë, u bë një garë brenda Partisë Socialiste në Sarandë, ku fillimisht prezantuan platformat e tyre para strukturave dhe bazës, Stefan Çipa, kryetari aktual i bashkisë; Sheme Lulo, ish- kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2013 dhe Ramiz Hysi, i cili njihet si bashkëpunëtor i vjetër i PS-së në këtë qytet.

Në përfundim të këtij procesi, strukturat dhe baza zgjodhën drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në bashkinë e Sarandës, Floriana Koka, si kandidate të së majtës. Gjatë prezantimit të platformës së saj qeverisëse, Koka e vuri theksin tek ajo që është më primarja tek Saranda, turizmi. “Prioritet i politikave të mia do të jetë ta kthej bashkinë e Sarandës, në kushtet e formatimit të ri administrativ, në një atraksion gjithëvjetor turistik. Kjo do të kërkonte krijimin e një strukture të re të zhdërvjellët për promovimin e industrisë së turizmit. Kjo strukturë duhet të krijojë sitet e saj në internet, duke qenë aktive e të fuqishme për njohjen sa më mirë në botë të arealit tonë turistik dhe itineraret e mbërritjes në destinacionin e caktuar, si dhe kosto”, është shprehur Koka.


Marrë nga Shekulli

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani