SARANDE-Një 61-vjeçar është gjetur mesditën e sotme i djegur në brendësi të një ashensori në një pallat në ndërtim në lagjen Nr. 4. Viktima është Agim Proda, punonjës i ujësjellësit.

Nga të dhënat e para Proda dyshohet se vuante nga depresioni dhe sipas policisë mund të jetë vetëdjegur. Gjithashtu, nga verifikimet ai rezulton se më parë ka qenë i deleguar i FSHF-së në ndeshjet e ekipit të futbollit të Sarandës. 

Njoftimi i policisë Sarandë
Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Nr.4'', në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

 

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

dy.b/shqiptarja.com