SARANDË- Një person, i identifikuar nga policia si Dh. Alikaj, 24 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi ju gjet 16 gramë kanabis.

Gjithashtu policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe një person me inicialet B.V., 29 vjeç, sepse duke pasur dijeni lidhur me këtë vepër penale e nuk ka kallëzuar në Organet Policore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Sarandë njofton se ka vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e rasteve të atyre shtetasve të cilët kryjnë vepra penale, kryesisht të prodhim dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të kësaj ka arrestuar në flagrancë shtetasin :

Dh. Alikaj, 24 vjeç, banues në Sarandë.

Këtij shtetasi gjatë një kontrolli që i është ushtruar nga shërbimet Policore i është gjetur një sasi lënde narkotike prej 16 gram e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin B.V., 29 vjeç, sepse duke patur dijeni lidhur me këtë vepër penale nuk ka kallëzuar në Organet Policore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com