Fermerët e Mesopotamit në Sarandë, kanë parë mëngjesin e djeshëm të mbjellat e tyre të përmbytura. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e mbylljes së portave në hidrocentralin te Ura e Kranesë. Fermerët thonë se gjithë investimi i tyre është përmbytur së bashku me të mbjellat. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë aksin nacional Gjirokastër-Sarandë, në rast se nuk do të dëmshpërblehen për dëmin që u është shkaktuar. Kjo nuk është hera e parë që sipërfaqe tokash përmbyten si pasojë e aktivitetit të hidrocentraleve.
/Shqiptarja.com












