SARANDE - Diskot e natës anës bregdetit të Sarandës më shumë se qetësojnë pushuesit, bëjnë të kundërtën, u shkaktojnë stres dhe shqetësim, të paktën kështu shprehen vetë ata.

Të nxitur nga urdhri më i fundit i qeverisë dhe thirrja e Berishës dhjetëra inspektorë të DSHP kanë ushtruar kontrolle në të gjitha lokalet e qytetit bregdetar, ku një pjesë e konsiderueshme e diskove ose janë penalizuar ose pronarët e tyre janë paralajmëruar të respektojnë orarin ligjor, të mbyllin muzikën deri në orën 24.00.

Kreu DSHP të Sarandës paralajmëron se seria e kontrollove do shtrihet jo vetëm në disko por dhe në dhomat e hoteleve për të matur zhurmën që depërton brenda tyre.

Ndotja akustike në Sarandë ka risjellë një problem të hershëm, moskordinimin e punës ndërmjet pushtetit vendor dhe strukturave që varen nga pushteti qëndror.
DSHP akuzon vendorët dhe konkretisht Policinë Bashkiake se qëndron indiferente përballë këtij problemi të shndërruar tashmë në makth për banorët dhe turistët e Sarandës.
(eb/gm/Shqiptarja.com)