SARANDE-Konflikti për pronat ‘përplas’ përmbarimin e Sarandës me komunën e Alikos.Banorët e komunës Aliko nuk kanë lejuar sot punonjësit e përmbarimit të ekzekutojnë vendimi e gjykatës së shkallës së parë në Sarandë për marrjen e 130 ha tokë bujqësore. Sipas këtij vendimi të gjykatës toka do ti kalojë në pronësi dy ish-pronarëve, përkatësisht familjes Muco dhe Angoni. Kristo Kaishi, kreu i komunës Aliko ka deklaruar se dokumenatt origjinale të vitit 1939, nuk vërtetojnë pronësinë e dy familjeve sarandiote mbi 130 ha tokë bujqësore të komuëns Aliko. Banorët e zonës kanë bllokuar hyrjen në zyrën e kreut të komunës, ku do të kryheshin veprimet përkatëse. Në këto kushte punonjësit e përmbarimit janë tërhequr pa arritur të zbatojnë vendimin e gjykatës.

Ndërkaq protesta e banorëve të fshatit Livinë në sdarandë ia ka arritur qëllimit të pengojë vazhdimin e punimeve nga firma “Dinamika”. Mjetet ë rënda të kësja firme janë tërhequr sot, pasi një ditë më parë përfaqësues të kësaj komapnie, të banorëve të Livinës kanë zhvilluar një takim në Kryeministri dhe është vendosur ndërprerja e punimeve.

Banorët e Livinës prej disa ditësh në protestë kundërshtojnë fuqishëm shfrytëzimin e një guroreje që gjendet vetëm 100 metra larg banesave të tyre duke penguar automjetet e firmës të nisin punën, ndërkohë që ka pasur edhe konfrontim fizik mes tyre. Sipas protestuesve gurorja rrezikon bnesat e tyre. Të paktën tre shtëpi janë shembur deri tani, dhjetëra të tjera janë të rrezikuara. Gurorjagjendet vetëm 100 metra larg zonës së banuar. Sipas banorëve ngritja e gurores është bërë në kundërshtim me ligjin nga ana e autoriteteve, pasi zona në fjalë sipas studimeve sizmike nuk lejon ndërhryje të kësaj natyre. Kreu i këshillit komunal të Mesopotamit Panajot Poli ka deklaruar për shqiptarja.com se qeveria ka shkelur ligjin pasi për shfrytëzimin e zonave të ndryshme për gurore lejohet një sipërfaqe deri ne 5 ha, kurse për rastin në fjalë është dhënë leja për shfrytëzimin e një sipërfaqeje prej 10 ha.
(jd/shqiptarja.com)