SARANDË - Një sasi prej 50 kg lëndë narkotike e llojit "Canabis sativa" është sekuestruar nga policia e Sarandës pasditën e së martës. Droga po transportohej nga dy persona me nje mjet tip "BMW" me targa angleze YIX 48 92.
 
Drejtuesit e mjetit sapo kanë pikasur se po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur makinën bashkë me sasinë e lëndës narkotike në afërsi të vendit të quajtur Burimi i Bistricës dhe janë larguar me këmbë.
 
Blutë e Sarandës janë vënë në ndjekje të tyre, ndërsa kanë bërë edhe sekuestimin e lëndës narkotike. Droga kishte si destinacion tregun grek, ndërsa origjina e lëndës narkotike ishte Lazarati.
 
Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com
)