SARANDE - Gjatë operacionit të koduar “Qafë-Botë” policia e Sarandës ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 58.7 kilogramë lëndë narkotike, e llojit canabis sativa. Nga operacioni i orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Gjashtë policia është arrestuar në flagrancë shtetasi Vangjel Mihal Daflla, 51 vjeç lindur e banues në Vlorë.
Daflla drejtonte makinën tip “Fiat” me tarfa KSOA 535, në të cilën jashtë gjetur 58.7 kg lëndë narkotike e llojit “Canabis sativa”, e cila ishte fshehur në një vend të krijuar posacërisht në autoveturë.
Nga hetimet e kryera nga Strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve ka rezultuar se ky shtetas pasi kishte siguruar lëndën narkotike në fshatin Lazarat po e transportonte atë në drejtim të pikës së kalimit kufitar Qafë-Botë, me qëllim trafikimin e saj për në Greqi.
Operacioni i koduar “Qafë-Botë” u krye nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

(Në foto vendi ku ishte fshehur droga në makinë)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com