Sarandë, sekuestrohet 491 kg
marijuanë, destinacioni Greqia

Sarandë, sekuestrohet 491 kg <br />marijuanë, destinacioni Greqia
SARANDE - Rreth 500 kilogramë marijuanë me destinacion territorin grek, u sekuestrua sot nga policia e Gjirokastrës. Sasia e sekuestruar e lëndës narkotike u gjet në një furgon me targa greke, i cili sipas informacioneve mendohet se drejtohej nga një shtetas nga Delvina, ndërsa si pasagjer një shtetas nga Lazarati.

Dy personat kanë dalë nga fshati i Lazaratit me furgon, ndërsa kanë qenë në vëzhgim nga policia. Nën këtë presion trafikantët kanë ndërruar drejtim duke hyrë në një rrugë dytësore drejt Delvinës.

Ndërkaq, policia e qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me atë rrugore dhe kufitare është vënë në ndjekje të tyre, të cilët kanë zënë “mat” trafikantët në zonën e Syrit të Kaltër.

Transportuesit janë detyruar të braktisin automjetin së bashku me lëndën narkotike, për të shmangur kështu arrestimin e tyre nga mbi 100 forca policie që ishin vënë në ndjeklje të tyre.

Sasia e saktë e marijuanës është 491 kilogramë e ndarë në 409 pako me peshë 1.2 kilogramë. Marijuana, ka qenë brenda dhjetë çantave të mëdha si dhe në dy thasëve.

Forcat policore, janë vënë në kërkim të autorëve në zonën e pyllit në Syrin e Kaltër deri në Bistricë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave