Një shpërthim i fuqishëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka zgjuar banorët e Sarandës. Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 05.00 dhe ka ndodhur në lagjen nr. 1, në një pub pranë hotel Butrinti.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nuk ka persona të lënduar dhe se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm dera e jashtme e pub-it.

Në bashkëpunim prokurorinë e Rrethit Sarandë po punohet për zbulimin e llojit të lëndës plasëse të përdorur, motiveve dhe identifikimin e autorëve.