SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. Ditën e djeshme, është arrestuar nga policia në flagranc  Sotiraq Gjiçali. Në momentin e arrestimit, Sotiraq Gjiçali ishte duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

29 vjeçarit i është gjetur, një sasi prej 2 gramësh lëndë narkotike e dyshuar si  e llojit ''Cannabis Sativa''. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale ''Dhunë në familje'' dhe ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.

Redaksia online
Xh.F/Shqiptarja.com