Njoftimi i policisë:
Arrestohet nga Policia pasi dhunon fizikisht një shtetas me qëllim vjedhjen e aparatit celular!
Arrestohet nga Policia pasi dhunon fizikisht një shtetas me qëllim vjedhjen e aparatit celular!
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin:
O.L, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Shtetasi i lartëpërmendur më datë 17.10.2017, në fshatin Shalës , ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht shtetasin E.M., 17 vjeç, me qëllim vjedhjen e aparatit celular të tij tip “Samsung-Galaxy-S6”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprat penale ''Dëmtime të tjera me dashje'' dhe ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 90 dhe 134 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com









