Sarandë, vdes në aksident
për shkak të alkolit të tepërt

Sarandë, vdes në aksident<br />për shkak të alkolit të tepërt
Një aksidenti automobilistik në fshatin Karroq, rreth 17 kilometër larg Sarandës, ka shkaktuar vdekjen e një 57 vjecari.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila theksoi se shtetasi Shenasi Zotaj është gjetur i vdekur disa orë pasi makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur poshtë në greminë.

Në një raport të policisë, thuhet se “aksidenti ka ndodhur rreth mbrëmjes, në fshatin Karroq, rreth 17 km larg Sarandës, ndërsa ngjarja është identifikuar në mesditë”.

“Automjeti ka bërë disa rrotullime, duke zënë nën vete drejtuesin Shenasi Zotaj, 57 vjeç, banues në Ksamil”, tha policia.

Dyshohet se ngrica në rrugë dhe pijet alkoolike nga drejtuesi i mjetit, kanë qenë shkak i aksidentit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga