Nata e kaluar një biznes fruta-perimesh në lagjen nr 4 ka është vjedhur në qytetin e Sarandës. Sipas pronarit të biznesit, ky është rasti i shtatëmbëdhjetë që ai bie pre e hajdutëve. Vetëm disa javë më parë ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutët, të cilët kishin arritur të merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate.

Gjatë vjedhjes së natës së kaluar hajdutët kanë marrë rreth 400 mijë lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike. Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro.

Policia nga ana e saje ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit te rastit te vjedhjes.


Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com