Një 27-vjeçar nga Saranda është vënë në pranga të policisë pasi akuzohet për vjedhjen e dy banesave  në qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë, personi i arrestuar është Ervis Oruçi, banus në Ksamil.Gjithashtu policia thotë se personi në fjalë ishte një person problematik në zonën ku jetonte, ndërsa nuk mungonin rastet e përdorimit të lëndëve narkotike nga ana e tij.

Burime të njëjta thonë se ai është i divorvuar, ndërkohë nga kontrolli i ushtruar atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një biçikletë, e cila mendohet të jetë vjedhur nga i riu nga Ksamili.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com