Sarandë, zbulohet një
spirancë 200 vjeçare

Sarandë, zbulohet një <br />spirancë 200 vjeçare
SANRANDE - Mund të shkosh për peshkim, por në rrjeta jo gjithmonë bie peshk. Kjo iu ka ndodhur një grupi peshkatarësh sarandiotë, në rrjetat e të cilëve nuk u zu peshk, por një spirancë e madhe, mosha e të cilës, mendohet të jetë 200 vjeçare. Destinacioni i kësaj super spirance është dekorimi i një prej ambienteve publike të Sarandës. Të paktën kështu mendon shefi i Zyrës së Shërbimeve në Bashkinë e Sarandës, Pëllumb Halimi.

Spiranca është e përmasave gjigande, me gjatësi afro 6 metra dhe pa asnjë mungesë në detajet e veta. Vetëm unaza që e rrethon spirancën në kreun e vet, është një rreth me diametër 1 metër.

Peshkatarët kanë rënë në kontakt me objektin e rrallë gjatë gjuetisë në Gjirin e Sarandës, kur kanë menduar se rrjeta e peshkatores së tyre ka rënë në një “gjah” që mund të ishte edhe një anije e vjetër. Duke e tërhequr me kujdes, kanë parë se trupi metalik ka qenë i mundshëm për të lëvizur dhe vetëm kur kanë mbledhur rrjetën, kanë parë se gjahu i radhës ka qenë një mega-spirancë.

Pesha e saj më shumë se 2.5 ton. Jo keq kur mendon se skrapi është bërë shumë i çmuar gjatë viteve të fundit. Por Bashkia e Sarandës është treguar më e shkathët dhe e ka blerë këtë objekt me vlera historike duke e shpëtuar nga tregu i skrapit dhe duke e parë objektin në sensin dekorativ të qytetit.

Një vlerësim tjetër arkeologjik spiranca do të marrë nga ekspertët e Ministrisë së Kulturës. Mendimi i tyre është i domosdoshëm edhe për faktin e veprimit shkatërrues që mund të marrë ky objekt në kontakt të vazhdueshëm me ajrin, pas një qëndrimi 200 vjeçar nën ujë. Por një mendim më të specializur do të përcaktojë edhe fatin e kërkimeve të mëtejshme në vendin ku u gjet spiranca.

A gjendet aty anija së cilës i ka shërbyer kjo spirancë? Kjo pritet të vërtetohet. Spiranca e rrallë është vendosur aktualisht në oborrin e Shtëpisë së Jetimëve në Sarandë.
(pn/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat