Saranda me 600 mijë turistë më pak këtë vit, Gurma: Hotelet në vijën e parë akomodime në nivelin 35-40%

Situata nga koronavirusi ka ulur me rreth 600 mijë numrin e pushuesve në bregdetin e Sarandës. Sipas kreut të bashkisë së Sarandës Adrian Gurma gjatë muajve qershor, korrik, gusht janë regjistruar rreth 220 mijë turistë, ndryshe nga një vit më parë ku numri shkonte deri në 820 mijë.

“Situata në muajt Qershor dhe Korrik ka qenë shumë me e vakët për sa i përket turizmit, ndërsa Gushti ka qenë diçka më ndryshe, situatë më e përmirësuar. Numri i pushuesve ka qenë më i pakët krahasuar më vitet e kaluara, sepse në vitin 2019 janë numëruar rreth 800-820 mijë turistë kurse këtë vit shkon në 200-220 mijë turistë”, tha kreu i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma

Rënie të vizitorëve kanë pasur edhe sitet kulturore. Adrian Gurma shprehet se Amfiteatri antik i Butrintit është vizituar nga vetëm 18 mijë turistë, ku 10 % prej tyre kanë qenë të huaj.

“Kemi pasur një rënie drastike edhe të vizitorëve në sitet kulturore dhe muzeale të bashkisë tonë. Butrinit vitet e tjera ka qenë i vizituar ndërsa këtë vit ka arritur një shifër në 18 mijë vizitorë, ku 10% kanë qenë të huaj”, tha Adrian Gurma

Kryebashkiaku Gurma tha se situata në muajin gusht ishte më optimiste, ku pati një rritje të turistëve dhe më të kërkuarit kanë qenë hotelet në vijën e parë, të cilat kishin akomodime në nivelin 35-40%.

“Edhe në Sarandë dhe Ksamil më të preferuar nga turistët kanë qenë hotelet e vijës së parë, pra të zonës A dhe B. Sipas të dhënave nga operatorët turistikë kanë qenë në nivelin 35-40% të mundësive akomoduese”, tha Gurma

Risi gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë kanë qenë pushuesit polakë dhe serbë. Ndërkohë numrin më të lartë e zënë ata vendas dhe kosovarë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muriqani: 10/09/2020 07:48

    Zoti Gurma. Jam nje qytetare aktualusht duke pushuar ne Sarande. Saranda ka shume asete dhe per to vijme neSR. Por zoteri qyteti dhe rruget e tij apo rruga per ne Ksamil jane shume pise, shiko shkallet e reja qe u benr, jane kthyere ne vend plehrash. Dil dhe shiko shkallen qe eshte ne fillim te pedinales pise jo shume shume pise. Vitin tjeter nuk vij me, ju do te thoni pune e madhe. Ashtu eshte nje person nuk ben asgje por po u bene shume ti nuk di ku do futesh. Transporti publik skandal askush nuk mban maska, neper restorante askush nga personeli i sherbimit mban maska, plazhet publikr nuk kane nje kosh ku te hedhesh mbeturinat. Mos dil dhe jep intervista rregullo qytetin. Turizmi nuk matet me nr e personave qe vijne por matet me nr e atyre qe rikthehen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja