Qyteti i Sarandës është pushtuar nga uji, mbrëmjen e sotme.
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, rrugë dhe bulevarde janë shndërruar si përrenj në Sarandë.
Në videot e siguruara nga Report Tv, shihet se rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërsa nga reshjet e dendura të shiut uji është futur edhe në disa biznese.
Komento