VIDEO/ Prag Krishtlindjesh, qytetet ‘veshin’ dekorin festiv! Turistët vendas e të huaj shijojnë koncertet në sheshe! Saranda e Shkodra destinacionet ‘surprizë’

Festat kanë trokitur dhe atmosfera ka përfshirë të gjithë vendin. Nga veriu në jug, qytetet janë veshur me dekorin festiv që mbledhin bashkë miq e familjarë për të festuar.  Atmosfera festive po ndihet kudo, ku në prag të Krishtlindjeve sheshet e qyteteve janë shndërruar në sofër mikpritëse për vendas e të huaj, ndërsa çdo mbërmje organizohen koncerte dhe evente të tjera kulturore.

Saranda është një ndër qytetet më të komentuara, pasi qyteti i bregdetar i njohur për plazhet magjepsëse, po synon të kthehet në destinacion edhe për pushimet dimërore. Sheshi kryesor mbledh turistë të shumtë, ndërsa është përzgjedhur nga Forbes, Traveler dhe European Best Destinations si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.

Saranda për herë të parë këtë vit po renditet si destinacion dimëror, edhe pse tradicionalisht Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festuar në hotelet dhe restorantet e Tiranës, Durrësit e Korçës

“Qyteti emblemë i pushimeve verore buzë detit Jon, këtë vit është dhe qyteti i festave. Përzgjedhur nga “Forbes”, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destination” si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë, Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri”, shkruan Rama.

Tirana padyshim që tashmë e ka kthyer në një traditë atmosferën festive, me një hapësirë të dedikuar në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen. Tirana është zbukuruar nga dritat dhe dekoret e ndryshme duke u veshur me vellon e re që tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.

Nuk mbetet pas Durrësi, i cili prej vitesh është kthyer ne një destinacion për pushime familjare ndryshe nga kryeqyteti ku mbizotërojnë organizimet rinore. Në qytetin bregdetar organizohen çdo vit mbrëmje gala larg qendrës së qytetit dhe pranë detit!

Në Durrës mbi 50 për qind e kapaciteteve në hotele e resorte janë rezervuar, ndërsa ka turistë të shumtë që zgjedhin bregdetin shqiptar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Këtë vit, surprizë janë turistët italianë.

Korça mbetet destinacioni më i preferuar për festat e fundivitit në Shqipëri. Për ekspertët e turizmit surprizë këtë vit vjen Shkodra dhe Thethi ku janë bërë shumë rezervime për Krishtlindje e Vitin e Ri. Festime të ndryshme dhe aktivitete mbledhin turistë të shumtë në Shkodër, të cilët mbrëmjet zgjedhin t’i kalojnë mes atmosferës festive.

Po ashtu, edhe Gjirokastra këtë vit është zgjedhur nga një numër i lartë vizitorësh që kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundivitit. Ndërsa këtë mbrëmje u organizua edhe një koncert rock, ku në skenë doli Renis Gjoka, grupi Burn dhe Jeriko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Festë mbi kalldrëme në Gjirokastër, Renis Gjoka dhe grupi Burn performancë elektrizuese

Gjirokastra ka dhuruar këtë mbërmje një atmosferë festive nën tingujt e muzikës rok.

Renis Gjoka, grupi Burn dhe Jeriko dhuruan një performancë elektrizuese.

Edhe Gjirokastra këtë vit është zgjedhur nga një numër i lartë vizitorësh që kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundivitit.

Ora 22:23
Shkodër/ Koncert festiv në prag të Krishtlindjes, Beci: Mrekulli (VIDEO)

Në prag të Krishtlindjeve, Shkodra na sjell një atmosferë të veçantë, me shumë turistë e vizitorë në sheshin kryesor.

Këtë mbrëmje është zhvilluar koncerti festiv i Krishtlindjes, ndërsa pothuajse çdo natë organizohen koncerte me këngëtarë të njohur.

“Koncerti festiv i Krishtlindjes. Një mrekulli që ndodh vetëm në Shkodër”, shkruan Benet Beci.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • V.f: 23/12/2023 23:07

    Masi ne shqiptaret kena prejardhjen nga pellazete e ilire ata ishin pegan. Pra ca po festojme ne sote?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën