45-vjeçarja nga Saranda me iniciale F.Q ka bërë një kallëzim në Policinë e qytetit për largimin nga banesa të vajzës së saj 13-vjeçare me iniciale L.Q.

Që nga data 2 korrik minorenja është larguar nga shtëpia dhe ka humbur çdo lloj kontakti me familjarët. 

Pas kallëzimit të nënës, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com