Në harkun kohor të pak ditëve një tjetër adoleshente është zhdukur në qytetin e Sarandës. Izaura Kulla, ka ardhur nga Greqia pak ditë më parë për të kaluar pushimet qytetin bregdetar së bashku me 2 motrat e saj. Por që prej mesditës së të premtes rezulton se adoleshentja ka humbur kontaktet me të afërmit.
Mësohet se ajo qëndronte tek gjyshja e saj, ndërsa sot nga Greqia kanë ardhur edhe prindërit, të cilët kanë bërë denoncimin në polici.
“Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S'kemi asnjë shenjë të saj. Nuk na shkon mendja asgjëkund”, ka pohuar gruaja përpara uniformave të policisë e ëma e vajzës.
Pas kallëzimit nga familjarët për zhdukjen e saj dhe shpalljes në kërkim nga policia, 15-vjeçarja është gjetur në Gjirokastër. Ende nuk dihen rrethanat e zhdukjes së saj, ndërsa policia po heton pistën e rrëmbimit.
Ndërkohë një 13 vjeçare po nga qyteti bregdetar rezulton e zhdukur prej më shumë se dy javësh. Familja e saj pretendon se e mitura është larguar me një 33 vjeçar që punonte si bari në qytetin e Sarandës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com