SARANDE - Dy persona të maskuar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, grabitën mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:15 një kambist në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën afër shatërvanit në qendër të Sarandës, teksa kambisti është goditur me mjete të forta nga dy grabitësit, e më pas i është vjedhur një sasi e konsiderueshme eurosh, e cila mendohet se arrin deri në 5 mijë euro.

Shtetasi i grabitur, i profesionit kambist është Qemal Onjea 50 vjeç, i cili është ndjekur nga dy grabitësit dhe është goditur me sende të forta pranë derës së shtëpisë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)