SARANDË- Një 20-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi në gjendje të dehur në timon ka dëmtuar 6 mjete të parkuara. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm - Kanali i Çukës ku 20-vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin e një mjeti tip BMW me targë AA292DJ dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera ka rezultuar se 20-vjeçari elbasanas, Antonino Dimo ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike kur ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20-vjeçarit Antonino Dimo dhe njëherazi është gjobitur edhe me 1 milionë e 700 mijë lekë të vjetra.
Ai aktualisht jeton me familjen në Sarandë pasi kanë marrë me qira një hotel në këtë qytet.