SARANDË- Arrestohet autori i dy shpërthimeve me tritol ndaj një avokateje në Sarandë vitin e kaluar.
 
Mbrëmjen e sotme, policia e Sarandës ka arrestuar Saimir Selmani 27 vjeç, i dyshuar për dy rastet e shpërthimit ndaj një avokatje, në 27 qershor dhe 28 tetor të vitit të kaluar.
 
Sipas informacioneve policore, autori i shpërthimeve rezulton të jetë i dënuar në mungesë për falsifikim monedhash.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)