Sarandë, Bashkia tjetërson sërish pamjen e qytetit

Bashkia e Sarandës ka marrë një nismë për të ndryshuar të gjithë pamjen e qytetit. Një vit më parë bashkia ndryshoi rrugën e dytë, siç njihet nga qytetarët e Sarandës, duke e shtruar atë më gurë të skalitur.

Ndërsa këtë vit me anë të një investimit nga Banka Botërore po ndryshohen shkallët e qytetit të cilat janë karakteristike, pasi ato janë me gurë të punuar me dorë. Zëvendësimi i gurëve po bëhet me pllaka të prera me makineri duke ndryshuar uniformën që e ndërtoi një vit më parë. Projekti për këto ndryshime është miratuar në vitin 2016, në fshehtësi të plot nga qytetarë.

Madje në këtë projekt të prezantuar merrni pjesë vetëm punonjës të bashkisë dhe punonjës të zyrës së kulturës në Sarandë. Qytetarët e Sarandës janë njoftuar nga një tabelë e vendosur në fillim të këtij viti në rrugën kryesore. Një tjetër problem është se çfarë po bëhet me gurin që po hiqen.

Nga zyrtarët e bashkisë Sarandë është thënë se firma zbatuese e projektit po i magazinon gurët, por pa përcaktuar se ku do te përfundojnë. Para se të niste projekti i miratuar në fshehtësi, ishte një projekt tjetër që të ndërtohej një shkallare deri tek manastiri dyzet shenjtorët, por që asnjëherë nuk u vu në zbatim!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren