SARANDË-Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, pasi tentoi të korruptonte efektivin për të shmangur gjobën për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit.
I arrestuari është Aleksandër Veneti 42 vjeç, banues fshatin Çukë, Sarandë.
Sipas policisë, Veneti pranë vendit të quajtur "Ura e Kranesë" duke drejtuar mjetin e tip "Citroen" me targë greke KOB 8534, ka tentuar ti japë lekë punonjësit të policisë rrugore, me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi po drejtonte mjetin duke bërë manovra në rrugë pranë rrethrrotullimit të Kranesë, duke u bërë kështu burim aksidenti për mjetet e tjera.
Tentativa për të korruptuar policin ka rezultuar e dështuar për 42-vjeçarin, pasi është vendosur në pranga menjëherë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com