Droga është gjetur e fshehur në një automjet (kamioncinë) tip Mercedes-Benz me targe AA 273 AY, e cila drejtohej nga Ermal Ramaj.
Droga e llojit kanabis ishte fshehur në karroceri, e cila ishte e modifikuar me dopjo shtresë, dhe ishte paketuar në pako 1 dhe 2 kilogramëshe.
Policia arrestoi në flagrancë 22 vjecarin me banim në lagjen “28 Nëntori” Vlorë. “Realizimi i këtij operacioni u bë i mundur pas një pune 2 mujore të strukturave Kundër Narkotikëve e Trafiqeve paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.”- bën të ditur njoftimi për shtyp i policisë së Vlorës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ndaj Ermal Ramajt ka nisur procedim penal për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.