Një 44 vjeçar në Sarandë, ka rënë në prangat e policisë. Albert Çakuli po udhëtonte me mjetin e tij tip “BMw”, por ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës dhe është përplasur me një makinë tjetër tip “SMART”.
 
Nga përplasja janë aksidentuar lehtë drejtuesi i “BMW”, Albert Çakulli dhe drejtuesi i mjetit tip “SMART”,  19 vjeçari, Xh.M, banues në Sarandë. Të dy të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga kontrolli i ushtruar me aparatin ''DRAGER'', rezultoi se shtetasi Albert Çakuli ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike
 
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'' dhe ''Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt''. 

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com