Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ai është transmetuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë, rreth një orë më vonë, po në Sarandë, dy persona të një familje që udhëtonin me një makinë nga Ksamili drejt Sarandës, afër Butrintit, janë aksidentuar rëndë.
Makina ka dalë nga rruga, si pasojë e shpejtësisë, ndërsa kanë mbetur të plagosur Katerina Xhakodri, 21 vjeç, e cila drejtonte mjetin dhe Aleksandër Xhakodri, 34 vjeç, të dy nga Tirana.
Edhe ata janë transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa mësohet se 34-vjeçari është në gjendje të rëndë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)