Një 50-vjeçar në Sarandë është vendosur nën hetim në gjendje të lirë nën dyshimet për ngacmim seksual.

Sipas policisë, dyshohet që 50-vjeçari B.K. ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura 15-vjeçare.

Ndërsa burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari u ka dërguar mesazh në celular dy shoqeve të vajzës së tij.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe ndaluan, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin B. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 të mitura 15-vjeçare.