Automjeti i një biznesmeni të njohur në këtë qytet është bërë objekt i një sulmi me lëndë plasëse orët e para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 04:00). Persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol në automjetin tip Range Rover me targa AA 777 IN Të biznesmenit Ilia Mani, pronar i dy supermarketeve dhe një restoranti.
Mjeti ka qenë i parkuar në përpara restorantit të Manit në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo viktima në njerëz.
Shpërthimi ka shkatërruar totalisht makinën, por ndërkohë flakët kanë djegut edhe një pjesë të lokalit të Ilia Manit.
Blutë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të këtij atentati dhe identifikimin e autorëve. Biznesmeni është marrë në pyetje për këtë ngjarje, teksa mësohet të ketë pohuar se nuk ka dijeni për atentatorët. Në Sarandë kanë mbërritur edhe specialist të policisë nga Vlora.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)