Sarandë, gjykata liron 6 nga 8 inspektorët e IMT! Dorëzohet në doganë ish-Drejtori! Ishin ndaluar për hotelin 7 katësh pa leje

SARANDË- Gjykata e Sarandës la në arrest shtëpie 2 zyrtarë dhe liroi 6 të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtimin e një hoteli pa leje. Ndërkohë sot u dorëzua në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, ndërsa është ende në kërkim pronari i hotelit, njëkohësisht drejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor M. M. dhe K. S.

Tre ditë pas arrestimit të bujshëm të 8 zyrtarëve në Sarandë dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve për shpërdorim detyre, gjykata e Sarandës ka “shfryrë” dosjen e prokurorisë duke liruar të gjithë zyrtarët nga paraburgimi. Në seancën e sotme për masën e sigurisë, gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi hetim në gjendje të lirë për 6 zyrtarë dhe dy të tjerë arrest shtëpie. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtimin e një hoteli pa leje.

Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë. Policia vazhdon ende të kërkojë pronarin e hotelit, njëherësh drejtorit I Fondit të Kujdesit Shëndetësor M. M. dhe K. S., ish-drejtore e ASHK Sarandë. S. dyshohen për veprën penale “shpërdorim detyre” ndërsa M. për “ndërtim të paligjshëm”. 

Nga hetimet e prokurorisë së Sarandës rezultoi se zyrtarët e Inspektoratit vendor të Mbrojtjes së Territorit, të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit dhe të Drejtorisë së Kadastrës lejuan dhe legalizuan ndërtimin pa leje të hotelit 7 katësh në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, M. M. sot drejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas burimeve, M. kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por kishte ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Është pikërisht hoteli që shihni në pamje i cili u vendos në funksion në vitin 2022. Hoteli i M.M. ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

ARREST NË SHTËPI
Ermen Stroka, inxhinier i KADASTRËS
Erald Lika, inxhinier i KADASTRËS
DETYRIM PARAQITJEJE
Viktor Qesari, inspektor i IVMT
Tonin Simoni, ish-inspektor i IVMT
Oltion Durmishi, inspektor i IVMT PEZULLIM NGA PUNA
Denis Balili, ish-inspektor IKMT
Ina Papa, specialiste e Kadastrës
Manushaqe Saliko, ish-inspektore IKMT
DORËZOHET NË POLICI
Andri Dhima, ish-drejtor i ASHK
 

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!