TIRANË,12 Janar / ATSH / -  Saranda, kryeqendra e turizmit  bregdetar, tashmë rrezikohet të kthehet në një  qytet papastërtishë për arsye të dëmtimit të  vend hedhjeve të mbeturinave.
Një investim sa serioz aq edhe qytetar i Bashkisë së Sarandës po shkon drejt zeros.
Shumica e koshave të mbeturinave, ose u ka mbetur vetëm mbajtësja metalike, ose janë shkulur krejtësisht.
Të tjera janë bërë gati për të pësuar të njëjtin fat, pasi u është hequr saldimi mes koshit dhe bazamentit.
Ky është një shqetësim edhe për vetë Bashkinë e këtij qyteti.
Koshat përfundojnë në tregun e skrapit, ndërsa qytetarët duhet të kërkojnë një vend ku të hedhin mbeturinat e tyre.
Saranda është qyteti që vizitohet nga turistët në të katër stinët, kështu që edhe prezantimi i saj duhet të jetë në lartësinë e prezantimit në sezonin veror ku vlerësimi ishte i lartë edhe nga mediat e huaja./n.l/
/a.g/