VIDEO e sherrit masiv në Sarandë/ Grushte, shkelma e të shtëna me armë! Polici me 11 vetë shkon në mesnatë të rrahë 2 vëllezërit

Sarande- Shqiptarja.com siguron pamjet e sherrit masiv të ndodhur më 2 janar 2025 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie,3 prej tyre vëllezër, ndërsa i katërti kushëri por dhe ai me uniformë policie. 

Ngjarja u shënua rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti. Sherri ka ndodhur dhe në prani të një patrulle policie, ndërsa mësohet se gjatë sherrit punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani ka përdorur armën e shërbimit për të qëlluar në ajër. 

Çfarë ka ndodhur?
I gjithë sherri i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 janarit është filmuar nga kamerat e sigurisë.  Sipas dëshmive për Report Tv, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Sipas dëshmisë, polici Alvaro Sulejmani kishte marrë makinën me qira por nuk kishte paguar lekët.

Në mbrëmjen e 1 janarit Alvaro Sulejmani me detyrë punonjës policie ka telefonuar një prej vëllezërve Nexhipi duke i kërkuar që të takohej për të sqaruar dhe dhënë lekët e qirasë së makinës. Vëllezërit Nexhpi i kanë thënë që është vonë dhe përtojnë të dalin se ishin shtrirë për gjumë. Por punonjësi policisë Alavaro Sulejmani i ka thënë që s’ka problem se vij unë te shtëpia. Mbasi ka shkuar te banesa e vëllezërve Nexhipi këta të fundit kanë zbritur për ta takuar por janë përballur jo vetëm me shtetasin Alvaro Sulejmani por dhe me mbi 10 persona të tjerë.

Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa AMP arrestoi 4 punonjës policie: Alvaro Sulejmani dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre. Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. 

Alvaro Sulejmani akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”

Të arrestuar:
Punonjës policie
Alvaro Sulejmani, me detyre polic në Komisariatin e Policisë Himarë
Inklid Sulejmani,  me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
Mihal Sulejamni,  student në Akademinë e Sigurisë 
Ergis Sulejmani me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë    
Shtetas
Kejvi Sulejmani,
Shemsho Sulejmani,
Delars Duka,
Kristjan Xhaferri.
Të ndjekur në gjendje të lirë:
Enea Nexhipi,
Albion Nexhipi
Të shpallur në kërkim:
Igli Duka,
Beqir Çoçka
Provat e sekuestruara:
3 pistoleta,
4 automjete 
7 celularë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve

Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve