Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohen se kanë kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin 'Bistrica 2'.
Të arrestuarit janë Vangjel Rubati, 51 vjeç, banues në Finiq dhe Nazmi Rexho, 66 vjeç, banues në Delvinë. Ngjarja e përmbytjes së hodrocentralit 'Bistrica 2' mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së datës 3 korrik, në kohën kur punonjës të Bashkisë Finiq po punonin për hapjen e një prej portave të kanalit vaditës. Gazetari i Report Tv, Limos Didani, ka thënë se porta është dëmtuar, aksidentalisht, si pasojë e amortizimit, duke bërë që uji i kanalit të vërshojë dhe të përmbyti sallën operative të hidrocentralit 'Bistrica 2', e cila ndodhet poshtë zonës së kanalit vaditës.
Si pasojë e vërshimit të ujit, salla është përmbytur, duke dëmtuar të gjitha makineritë. Punonjësit e hidrocentralit kanë bërë stakimin e energjisë dhe kanë arritur të dalin nga pjesa e sallës ku u rrezikohej jeta. Policia ka shoqëruar dhe pas arrestuar punonjësin e skrepit dhe drejtorin e ndërmarrjes së ujërave në Bashkinë Finiq. Që nga viti 2013, Hidrocentralet 'Bistrica 1' dhe 'Bistrica 2' janë privatizuar nga kompania Kurum. Ndërkohë dy të arrestuarit do të përballen me akuzën e 'Shkatërrimit të pronës me përmbytje'.
PALACOT TE MARRIN DENIMIN MAKSIMAL....
PërgjigjuAjo fjala "aksidentalisht", aksidentalisht eshte perdorur???
PërgjigjuAta te akuzohen per terrorizem dhe te denohen me vdekje
Përgjigju