SARANDË- Një vajzë jetime invalide rrezikon të mbetet në rrugë pas një martese të dështuar dhe një aborti me dhunë.
Një histori e trishtë abuzimi ndaj vajzës që u rrit në jetimore. E rritur si fëmijë i braktisur, ku asnjëherë nuk e kërkoi kush apo nuk pati një lidhje familjare të largët, vajza kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në shtëpinë e jetimëve në Sarandë.
Fatjona ka shfaqur probleme në zhvillimin e saj. Pas mbarimit të 8 vjeçares ajo vazhdoi të qëndronte në shtëpinë e fëmijëve dhe të kujdesej për më të vegjlit në këmbim të strehëzës për të fjetur aty.
Vit pas viti e abuzuar, shëndeti i saj u rëndua. Pas një shtatëzanie si minorene ajo lindi në një maternitet të Tiranës dhe foshnjën e la për adoptim.
E kthejnë në Sarandë, me një ndërhyrje në organet gjenitale. Pasi mbushi 16 vjeç duhej të largohej nga jetimorja. Ajo nuk kishte ku të shkonte. Rezulton invalide e shëndetit mendor dhe merr nje pension 9 mijë lekë në muaj.
Tani 22 vjeç, atë, Fatjona Keçon, 3 muaj më parë, në 30 tetor e martuan me një të sëmurë epileptik nga Delvina.

(Në foto: Fatjona Keço, ditën e martesës së saj)
MARTESA ME MBLESËRI NGA ADMINISTRATORËT E STREHËZËS
Duket se diçka do të ndryshonte në fatin e saj deri 3 ditë më parë kur mbeti në mes të katër rrugëve. Në një nga kafenetë e rrrugicës së shtëpisë së fëmijëve ajo dridhet. S’ka ku të shkojë, në jetimore s’ka më vend.
Në shtëpinë e burrit në Delvinë nuk do të kthehet. Kujton me tmerr krizat epileptike të burrit që i dhanë. Me lot në sy tregon për abortin në maternitetin e Sarandës.
Përgjegjësja e maternitetit, Rajmonda Çondi pohon se ishte një abort në kushtet e presionit nga vjehrra e Fatjonës.
Pas abortit atë e lënë te porta e shtëpisë së fëmijëve. Nuk mund të hyjë më aty, nuk i lejohet. Një martesë e pazyrtarizuar ka mbetur pas dhe ajo tani nuk ka ku të shkojë.
Administratorët e shtëpisë së jetimëve e presionojnë atë, nuk kanë ku ta çojnë, vendi i saj është zënë nga 3 të punësuara të reja muajt e fundit në strehën, ku jetimët si numër janë në ulje por stafi i të punësuarve është në rritje.
Toleranca e burokracisë lokale është një leje qëndrimi 10 ditë në strehën e saj e më pas duhet të shkojë.
Ku?? Asnjë qendër afatgjatë shërbimi apo rehabilitimi!
Fatjona ishte në jetimore si një motër e madhe e sëmurë që bënte çdo punë. Tani, pas martesës që stisën drejtueset e qendrës ajo nuk ka më të drejtë të kthehet aty.
Dhjetë ditë qëndrimi…Vetëm kaq. Më pas kalvari i pasigurisë e pret të renë jetime.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com