SARANDË- Një i moshuar në Sarandë i cili vuante nga një sëmundje e rëndë ka zgjedhur t’i japë fund jetës duke u djegur me benzinë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 17:43 në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës "Mitat Hoxha", viktima është Et'hem Seferaj, 77 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një dëshmitar i cili ka parë të gjithë ngjarjen, ka ndërhyrë për të shuar flakët, por fatkeqësisht ndërhyrja e tij nuk mundi ta shpëtonte atë nga vdekja.
Sipas familjarëve, ky shtetas vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën 6-7 muajt e fundit nuk pranonte mjekim nga mjekët.
Policia ka gjetur në vendngjarje një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com