SARANDE - Ermir Idrizllari, i cili u arratis me pranga në duar nga furgoni i policisë një ditë më parë në Sarandë, është dorëzuar sot.
Ai u ndalua nga policia pasi iu gjetën në banesë rreth 22 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, ndërsa një shtetasi i kishte marrë me dhunë një shumë parash prej 30 mijë lekë të reja. I riu i është drejtuar policisë së Sarandës këtë të martë në shoqërinë e avokatit mbrojtës, Gjergj Imeraj.
"U fsheha në një stan, në mal"
Ermir Idrizllari, banor i fshatit Vrine, ka thënë përpara policisë se ishte arratisur nga frika dhe kishte qëndruar në mal. “U arratisa nga frika dhe kam qëndruar në mal në një stan afër Konispolit”, mësohet të ketë thënë ai.
Arratisja e të riut nga automjeti i policisë bëri jo pak bujë ditën e djeshme. Teksa efektivët që ishin në operacion po kryenin kontrolle në disa banesa, disa të njohur të Ermir Idrizllarit i janë afruar fugonit të policisë kanë sulmuar dy policët që po ruanin të arrestuarin dhe e kanë marrë atë me pranga në duar duke u larguar.
Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit pasi ka rezultuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre efektivët kanë ndikuar në arratisjen me pranga të 26 vjeçarit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com