Sarandë/ I vuri flakën zyrës së noterit të arrestuar për tjetërsim pronash, arrestohet autori, i dënuar më parë për shkatërrim prone me eksploziv! Dyshohet se mori pagesë për zjarrvënien

Marjo Sinani është autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën e noterit Aleko Anagnosti, i arrestuar për tjetërsim pronash. Sinani, 41 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës dhe ka qenë më parë i dënuar për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie. Nga veprimet hetimore dyshohet se Sinani ka vënë zjarr në zyrën noteriale të Anagnostit dhe për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbaheshin në ambientet e zyrës. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Marjo Sinani është përdorues i heroinës dhe dyshohet se mori pagesë për të djegur zyrën e noterit dhe policia po punon për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar. Identiteti i autorit u zbulua nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Në krye të këtij operacioni mësohet se ka qenë shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë Klodian Kondi.

Djegia e zyrës noteriale erdhi 5 ditë pas arrestimit të Anagnostit, i cili është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia u urdhërua që të ekzekutojë vendimin.

Në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. 

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
I dënuar për vjedhje, plagosje dhe shkatërrim prone, zbardhet e shkuara kriminale e 41-vjeçarit që mori pagesë për djegien e zyrës së noterit të arrestuar

1654595881_marjoooo.jpg

Marjo Sinani, 41-vjeçari që dyshohet se mori pagesë për djegien e zyrës noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë rezulton i dënuar më parë, si dhe është përdorues i lëndëve të forta narkotike.

Ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpunim”. Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo.

Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjeteve, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.

Ora 11:50
FOTO/ Përdorues i heroinës! Kush është Marjo Sinani, dyshohet se u pagua për zjarrvënien e zyrës së noterit Aleko Anagnosti

1654595386_marjo.jpg

Marjo Sinani është 41-vjeçari i arrestuar për zjarrvënien e zyrës së noterit Aleko Anagnsoti. Ai është përdorues i heroinës dhe dyshohet se mori pagesë për të djegur zyrën e noterit të arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë ndaj policia po punon për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar. Identiteti i autorit të dyshuar u zbulua nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë