I vihet flaka zyrës së noterit Aleko Anagnosti i arrestuar për pronat! I gjenden dokumente të ish-prokurorit të Tiranës dhe gruas së ish-kryebashkiakut të Sarandës

SARANDË- Vetëm 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës në lagjen nr.1 në Sarandë është përfshirë nga flakët.Një person i paidentifikuar ka shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe ka djegur dokumentet. Kjo vjen pasi Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia është urdhëruar që të ekzekutojë vendimin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë një autor i cili ka hyrë në zyrën e noterit dhe ka vendosur zjarrin, duke djegur një sasi të madhe dokumentash. Në zonë ka një numër të madh kamerash sigurie, të cilat kanë fiksuar autorin e maskuar dhe po punohet për identifikimin e tij.

Në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë.  Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. 

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Djegia e zyrës së noterit, gjenden dokumente të ish-prokurorit të Tiranës Artan Lulaj dhe bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Sarandës

Në zyrën e Aleko Anagnostit, janë gjetur dokumente të noterëve të tjerë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në zyrën e noterit përveç dokumentëve të tij ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili ka ushtruar edhe detyrën e Prokurorit në Tiranë.

Po ashtu një pjesë e dokumentacionit është e ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-kryetarit të bashkisë Sarandë Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011. Ermioni Gjoka më parë ka qenë notere shteti, e më pas ka punuar në privat. Anagnosti ka arkivën e pjesës së noteres së shtetit.

Policia prej disa orësh po vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara ndërkohë që njëkohësisht po kryhet dhe sekuestrimi i zyrës me urdhër të prokurorit. Për shkak e noteri ndodhet në paraburgimin e Sarandës, në vendngjarje është paraqitur nëna e tij e moshuar,

Ora 12:32
Zjarri në zyrën e noterit Aleko Anagnosti, autori ishte i maskuar! Sekuestrohen kamerat e bizenseve aty pranë

1654494636_zyra.jpeg

Report Tv ka mësuar detaje të reja në lidhje me zjarrin e vendosur në zyrën e noterit Aleko Anagnosti. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë një autor i cili ka hyrë në zyrën e noterit dhe ka vendosur zjarrin, duke djegur një sasi të madhe dokumentash.

Në zonë ka një numër të madh kamerash sigurie, të cilat kanë fiksuar autorin e maskuar. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave edhe të shumë bizneseve dhe kamerat e qytetit dhe vijon duke kqyrur pamjet për të arritur në identifikimin e autorit

 

Ora 09:54
U arrestua për tjetërsim pronash, Ministria e Drejtësisë i pezullon licencën noterit Aleko Anagnostit

Ministria e Drejtësisë i pezullon Licencën noterit Aleko Anagnosti në Sarandë i arrestuar dhe vënë nën hetim për skandalin e tjetërsimit të lulishtes me letra të falsifikuar prej 10.230 m2. Ministria e Drejtësisë thotë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, se ka nisur një auditim në të gjitha zyrat noteriale të Sarandës për të verifikuar praktikat që lidhen me shit-blerjen e pronave. Në sitë janë kryesisht veprimet ku tokat kanë qenë më origjinë shtetërore. Auditimi nga zyra e noterisë në Ministrinë e Drejtësisë dhe nga Njësia Antikorrupsion.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Q.Mulleti: 06/06/2022 15:22

    Ne Skiperi drejtesia po kryen misionin kapitalisto-demokratik per te legalizuar hajduterine me forma te shumta e te larmishme.Kapitalizma o e omel si hallva..

    Përgjigju
  • Loni: 06/06/2022 14:57

    E bukur kjo. Arrestohet boti por prokuroria pret sa ti vene zjarrin dhe digjen letrat dhe pastaj ti sekuestroje.

    Përgjigju
    • Nastradini: 06/06/2022 15:59

      Pse ca kujton ti ka rregulla loja veri zjarrin e mbaron filmi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat