Sarandë-Një 20 vjeçar i identifikuar si Jasin Avdi dhe një 23-vjeçar Frrok Lleshi banues në Konispol janë arrestuar në flagrancë teksa ishin duke transportuar lëndë narkotike.
Në afërsi të fshatit Vrin, Jasin Avdi dhe Frrok Lleshi ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, i riu Jasin Avdi tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me Frrok Lleshi i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte, infomoi sot policia.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.
Operacioni u kodua “Fokus 8”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.