Katër turistët suedezë, që u bllokuan në një skaf në Sarandë, për shkak të motit të keq, janë shpëtuar nga Policia Kufitare.
Turistët e bllokuar kanë kërkuar ndihmë, teksa rrezikonin të mbyteshin mes dallgëve të detit.
Policia Kufitare dhe rojet bregdetare të Saradës kanë nisur menjëherë operacionin e shpëtimit, i cili ka rezultuar me sukses, duke nxjerrë pa dëmtime nga dallgët katër turistët.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare se disa turistë kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e "Manastirit".
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë, të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.
Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe 4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxjerrë në breg të detit turistët së bashku me mjetin lundrues.
Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore!

(Turistët suedezë që u bllokuan në skaf në Sarandë)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO