SARANDË- Në një fshat në Sarandë në kufi me Greqinë pasditen e sotme është sekuestruar një sasi droge dhe janë gjetur kallëpe lëndë plasëse dhe granata.
Sipas policisë së Sarandës, në fshatin Ninat në vendin e quajtur "Vulister” janë gjetur dhe sekuestruar 145 kg kanabis sativa të ndara në 4 çanta, që sipas policisë në një moment të dytë do të transportohej në shtetin fqinj, Greqinë.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Halit Hasani, 53 vjeç si poseduesi i lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë opereacionit të koduar "Piramida" në banesën e poseduesit të drogës janë gjetur dhe sekuestruar:
- 7 kallepe lënde plasëse e ngjashme me atë të tritolit
- një sasi fitil zjarrpërcjellës
- 3 ndezësa (1 granate dhe 2 lënde plasëse)
- 2 granata, (1 ofensive dhe 1 difensive)
Sekuestrimi dhe arrestimi i 53-vjeçarit u bë i mundur gjatë një operacioni policor antidroge i efektivave të Komisariatit të Policisë me mbështetjen e forcave speciale FNSH.
Mbi 53-vjeçarin Hasani rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com