Sarandë, kapen 2 tonë drogë
do kalonte në Korfuz

Sarandë, kapen 2 tonë drogë<br />do kalonte në Korfuz
SARANDE- Policia kufitare e Sarandës sekuestron dy tonë lëndë narkotike në Gjirin e Kakomesë. Nga të dhënat e para mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur me targa VL 2269 C, rreth 13 km larg Sarandës. Operacioni i policisë është kryera pak pas mesnatës së të mërkurës, 25 prill dhe droga kishte destinacion Greqinë.

Policia kufitare pikasi dhe një gomone të cilës iu vu në ndjekje për disa orë por nuk arriti ta ndalojë. Gomonia u largua në drejtim të kanalit të Korfuzit. Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar organizatorët e këtij trafiku droge si dhe prejardhjen e drogës.

Shtatë persona, prej të cilëve katër roje private të Gjirit të Kakomesë, u shoqëruan, pasi dyshohet si të implikuar. Policia saktësoi se lënda narkotike ka përshkruar mbi 100 km rrugë kombëtare, nga Lazarati (Gjirokastër) në Sarandë, duke shmangur postbllokun policor ngritur në aksin rrugorë Jorgucat-Kakavijes.
“Trafikantët kanë shfrytëzuar një kamion frigoriferik, tashmë i bllokuar, për të shmangur kontrollin policorë”, saktëson policia, raporton atsh.

Ky është i dyti rast gjatë këtij viti, që policia e Sarandës bllokon një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Dy muaj më parë, pothuajse në të njëtin vend, u bllokuan 1.5 ton hashash, ndërsa tre person u ndaluan.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese